Bylis-Tirana në RTSH, Mile: Objektivat janë madhorë

Trajneri i Tiranës, Vangjel Mile ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Bylisit, që do të luhet nesër në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Tekniku, që do të debutojë nesër zyrtarisht në krye të skuadrës bardheblu, ka folur për objektivat e Tiranës.
“Përgjegjësia është e madhe. Vlerësimi po ashtu është maksimal. Ndjehem shumë mirë, komod, sepse nuk është viti i parë që po punoj me këtë klub, është viti i tretë që jam pjesë e këtij klubi të madh, ndaj çdo gjë është pozitive dhe ndjesia është shumë e mirë.
Objektivat janë madhore, pritshmëritë janë shumë të larta dhe dihet në një klub të madh, pritshmëritë janë të lart. Por shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë, për të qenë triumfues duhet që të funksionojnë të gjithë komponentët, stafi drejtues e stafi teknik, dhe tifozeria të jetë në krahun tonë e të na mbështetë.
Debutimi? Çdo sfidë në kampionatin shqiptar është e vështirë se dimë mirë që nuk ka disnivel. Por varet si do sillemi në fushën e lojës dhe si do të përshtaten të rinjtë me kampionatin shqiptar. Por ju e dini që të gjithë në këtë klub futen për të marrë tre pikët”, ka thënë mes të tjerash Mile.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




