Zbardhet ngjarja në Kombinat, dy të arrestuar. Qëlluan me armë në drejtim të një mjeti
Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur në Kombinat, ku pas një konflikti për motive të dobëta u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Nga veprimet hetimore u bë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar, i cili hapi zjarr duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që udhëtonin në automjet, si edhe të kalimtarëve në afërsi. Në pranga ra gjithashtu një 30-vjeçar që dyshohet se drejtonte mjetin nga ku u krye qitja.
Të arrestuarit janë Oltjon Asllani (Vodollari), 28 vjeç, dhe Serxho Bajza, 30 vjeç, tw dy banues në Kombinat.
Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., 38 vjeç; Zh. K.; F. K. dhe B. M., pasi hetimet paraprake treguan se ata ishin përfshirë në konflikt fizik me dy të arrestuarit, çka çoi më pas në përdorimin e armës.
Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




