Sondazhi: 62% e izraelitëve kanë humbur besimin tek qeveria e Netanyahut

Një sondazh i fundit i kryer nga gazeta izraelite Maariv zbulon se 62% e izraelitëve besojnë se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka humbur besimin e publikut. Ky rezultat vjen në një kohë kur shumica e qytetarëve favorizojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Sipas anketës, vetëm 27% e të anketuarve mendojnë se qeveria gëzon besimin e shumicës së popullsisë, ndërsa 11% nuk kanë një mendim.
Sondazhi mat gjithashtu mbështetjen për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke treguar një ndarje të qartë të opinionit publik.
46% e të anketuarve besojnë se qeveria duhet të nënshkruajë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund luftës në Gaza.
26% mendojnë se duhet nënshkruar menjëherë një marrëveshje, edhe nëse ajo do të kufizohej vetëm në kthimin e një pjese të pengjeve, duke marrë parasysh përkeqësimin e kushteve të tyre.
18% e kundërshtojnë një marrëveshje dhe besojnë se ushtria duhet të vazhdojë luftën kundër Hamasit, pavarësisht rrezikut për jetën e pengjeve.
Sondazhi u krye nga Menachem Lazar dhe Panel4All mes datave 20 dhe 21 gusht, me 509 persona të anketuar dhe ka një diferencë gabimi prej 4.4%.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




