Abissnet Superiore në RTSH: Partizani nis sezonin me fitore, një autogol prish festën e Vorës

Partizani nuk shkëlqen, por arrin që të nisë me fitore sezonin e ri në kampionatin Abissnet Superiore. Trajneri Mladen Milinkoviç debuton me fitore në krye të skuadrës kryeqytetase, pasi “të kuqtë” mposhtin 1-0 Vorën në “Arenën e Demave” dhe marrin tre pikët në ndeshjen e parë në kampionat.
Një autogol i Repajt në minutat e para të takimit, prish festën e Vorës, që luajti ndeshjen e parë në historinë e klubit në elitën e futbollit shqiptar.
Partizani arrin të zhbllokojë shumë shpejt ndeshjen. Repaj devijon në portën e tij një top të krosuar në zonë, duke shënuar autogol. Vora nuk demoralizohet dhe i afrohet golit të barazimit me Kasallën.
Në pjesën e dytë miqtë kërkojnë golin e barazimit, por nuk arrijnë që të shfrytëzojnë rastet e krijuar. Pa shkëlqim, Partizani fiton minimalisht 1-0 sfidën e parë të kampionatit. Vora duhet të presë, që të provojë shijen e pikëve në elitë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




