Zjarrfikësi i pasionuar Andiel Muho, një zgjedhje nga dëshira për t’u ardhur në ndihmë njerëzve

Aktualitet | 1 vit më parë

Andiel Muho, 30 vjeç nga Gjirokastra prej një viti ka zgjedhur të bëhet pjesë e shërbimit zjarrfikës. 

Ky vendim i lindi nga dëshira e tij për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe nga pasioni për këtë profesion të rrezikshëm, por fisnik.

“Më kë pëlqyer gjithmonë që kur kam qenë i vogël. Kam dashur t’i shkoj njerëzve në ndihmë. Është një punë që e bej me pasion dhe me përkushtim. Familja është ajo që më ka mbështetur më shumë,” thotë zjarrfikësi i ri.

Gjatë kësaj kohe, ai ka marrë pjesë në aksione të ndryshme shpëtimi dhe thotë se çdo rezultat pozitiv në fund të një misioni i jep një emocion të veçantë, pavarësisht vështirësive dhe sfidave që has gjatë punës.

“Kur ka vatra zjarri, në terrene të vështira, ku nuk shkon dot me këmbë, duhet të rrezikosh. Kur ka një aksident dhe shpëton një jetë njeriu, ka kënaqësi. Shpëton një jetë. Kur shkon në banesë, shpëton një fëmijë, një të moshuar. Tepelenë, Hormovë, Delvinë, u kemi shkuar në ndihmë,”  shprehet ai.

Andieli është shembull i përkushtimit dhe guximit, duke treguar se profesionistët e shërbimit zjarrfikës nuk ndjekin vetëm një detyrë, por edhe një mision human për komunitetin.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme