Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon falje për sulmin në spitalin e Gazës, e cilëson “aksident tragjik”

Botë | 1 vit më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh sot me keqardhje të thellë për sulmin ajror në Spitalin Nasser në Khan Younis, Gaza, ku humbën jetën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë.

Ai e përshkroi ngjarjen si një “aksident tragjik” dhe bëri me dije se po zhvillohet një hetim i plotë për ngjarjen.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Netanyahu theksoi se sulmet e ushtrisë janë drejtuar kundër terroristëve të Hamasit, ndërsa u shpreh se Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe civilëve të prekur nga ky incident tragjik.

Sulmi në spital shkaktoi dënime të gjera ndërkombëtare, me thirrje për një hetim të pavarur dhe për mbrojtjen e civilëve dhe gazetarëve në zonat e konfliktit.

Që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023, mbi 60,000 palestinezë janë vrarë, ndërsa mbi 240 gazetarë kanë humbur jetën në Gaza, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme