Trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë këtë të martë (26 gusht), i shpallur në kërkim për trafikim të armëve të zjarrit.
41-vjeçari, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit, u shpall në kërkim pas një operacioni të zhvilluar 3 muaj më parë për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.
Nga hetimet rreth operacionit “Puzzle” të njoftuara nga Policia e Shtetit më 30 maj, dyshohet se 12 të dyshuar, nga të cilët 10 të arrestuar atëherë, siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë, por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, dhe i sillnin në Tiranë për t’i shitur. Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të procedimit, më 1 prill 2025 u ndaluar dy shtetas në flagrancë me dy armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Veprimet e tjera procedurale për 41-vjeçarin do të kryhen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




