Kthimi në Greqi – Kakavija më e ngarkuar, kush mundet të përdorë “Tri Urat“

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas përfundimit të sezonit veror, emigrantët shqiptarë po rikthehen në vendet e tyre të punës, duke sjellë një rritje të dukshme të trafikut në pikat kufitare të jugut.

Kakavija, pika kryesore kufitare me Greqinë, paraqet situatën më të ngarkuar, ndërsa pika e “Tri Urave” në Përmet mbetet e qetë dhe e menaxhueshme. Sipas të dhënave të fundit të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar afro 11 mijë shtetas, nga të cilët mbi 6.500 në dalje.

Për të përballuar këtë ngarkesë, autoritetet shqiptare operojnë me 7 sportele: 3 në hyrje dhe 4 në dalje.

Pala greke punon me vetëm 4 sportele, duke krijuar shpesh pritje dhe vonesa për qytetarët, ndaj dhe autoritetet u kërkojnë qytetarëve që planifikojnë udhëtimin drejt Greqisë të marrin parasysh situatën e ngarkesës në Kakavijë dhe të përdorin, kur është e mundur, alternativa si “Tri Urat” për një përvojë më të shpejtë dhe të qetë kufitare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme