Ministri i Jashtëm gjerman kërkon garanci për Ukrainën, të ngjashme me ato të NATO-s

Europë | 1 vit më parë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul ka deklaruar se në rast të një marrëveshje paqeje, Ukraina do të ketë nevojë për garanci të ngjashme me anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sipas Ëadephul, Ukraina kërkon garanci të sigurisë “që i afrohen shumë asaj që do të thotë anëtarësimi në NATO. ”

“Ne nuk mund të kërkojmë që Ukraina ta konsiderojë seriozisht lëshimet territoriale nëse nuk merr të paktën garanci të vërteta të sigurisë nga sa më shumë shtete të jetë e mundur, duke siguruar që pjesa tjetër e territorit të saj të jetë e sigurt”, theksoi ministri gjerman.

Ëadephul shprehu besimin e tij se insistimi në garanci të tilla të sigurisë përfundimisht mund të bindte liderin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu, ai theksoi se për Rusinë, garanci të tilla nuk do të përbënin asnjë kërcënim.

“Atëherë kjo mund të bëhet baza për ne në Evropë që më në fund të kemi përsëri paqe, ” theksoi zyrtari gjerman.

Më herët, media raportoi se Italia ka bërë presion për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Kryeministrja italiane ishte e para, që propozoi dhënien e garancive për Ukrainën të krahasueshme me nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut për vetëmbrojtjen kolektive.

Zyrtarët evropianë po diskutojnë një plan për të dërguar trupat britanike dhe franceze në Ukrainë si pjesë e një marrëveshje paqeje, me rreth 10 vende të gatshme për të siguruar ushtarët e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme