Kairat Almaty, Bodo/Glimt e Pafos, ëndrra vazhdon

UEFA Champions League | 1 vit më parë

Pas surprizës Kairat Almaty që eliminoi Celtic, një tjetër rezultat i papritur erdhi në ndeshjen tjetër të playoff-it të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Crvena Zvezdës u eliminua nga Pafos, një ekip qipriot që, i mbështetur nga një fitore 2-1 jashtë fushe në ndeshjen e parë, arriti të siguronte kualifikimin falë barazimit 1-1 sonte. Ivanic u dha serbëve epërsinë në pjesën e dytë, por Jaja shënoi golin historik në minutën e 90-të.

Në ndeshjen tjetër, Bodo/Glimt humbi 2-1 kundër Sturm Graz, por ishte një humbje shumë e ëmbël për shkak të fitores 5-0 të marrë gjashtë ditë më parë. Norvegjezët, ashtu si Pafos dhe Kairat, janë kualifikuar për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme