Aksion në Fier, arrestohen 3 anëtarët e një organizate kriminale, do ekstradohen drejt Italisë
Tre persona, pjesëtarë të një organizate kriminale janë arrestuar nga Forcat Operacionale në qarkun e Fierit.
Këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit me burg nga Gjykata e Riminit për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Sipas Policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve qershor-dhjetor të një viti më parë, blenë sasi të madhe droge me qëllim shitjen në Rimini të Italisë.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:
-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;
-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;
-Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




