Vijon puna për Urën e re të Bahçallëkut në Shkodër, Rama: Lehtëson qarkullimin për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot (të mërkurën) në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës. Kjo vepër ka si qëllim të lehtësojë ndjeshëm trafikun për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës.

“Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës”, shkruan Rama.

Ura e re do të ndërtohet paralel me atë ekzistuese, e cila do të vazhdojë të funksionojë, por do të shërbejë vetëm për trafikun që shkon në drejtim të Shkodrës. Ky sistem i ri pritet të zgjidhë një problem kronik të qarkullimit në këtë zonë.

Ura ekzistuese e Bahçallëkut, e ndërtuar në vitin 1914 me projekt austriak, ka qenë një arterie jetike për Shkodrën, duke lidhur qytetin me pjesën tjetër të vendit dhe duke mbajtur një peshë të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore. Ndërtimi i urës së re dëshmon rëndësinë e vazhdueshme të kësaj zone për infrastrukturën e vendit.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme