Jagiellonia, trajneri Siemieniec: Kemi ardhur për të fituar

Conference League | 1 vit më parë

Hezus Imaz dhe trajneri Adrian Siemieniec ishin në konferencë për shtyp në emër të Jagiellonias përpara ndeshjes me Dinamon. Për Imaz duhet ende punë të kaluar blutë.

“Rezultati i ndeshjes së parë është një farë sigurie për skuadrën. Sigurisht që na duhet punë dhe ne kemi ardhur për të fituar në ndeshjen e kthimit. Dinamo nuk është kundërshtar i lehtë. Megjithatë jemi të bindur se ia dalim dhe në këtë ndeshje të kthimit me blutë’

Për trajnerin e Jagiellonias, i, në futboll asnjëherë nuk ka gjë të sigurtë. Pavarësisht se skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë 3-0.

“Për mua gjithçka është përsëri 50 me 50. Dinamo është një kundërshtar i vështirë. Ne kemi eksperiencën e të luajtur në këtë aktivitet. Do të duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë më të mirën në fushën e lojës. Kjo sepse na duhet të fitojmë dhe ndeshjen e kthimit që të jemi bindës në vazhdimësi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme