Zvicra, ja lojtarët e thirrur për ndeshjet me Kosovën dhe Slloveninë: është edhe Jashari

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Ardon Jashari i Milanit, i cili rrezikon një pushim të gjatë për shkak të një dëmtimi të pësuar së fundmi, është përfshirë në skuadrën e trajnerit të Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në shtator kundër Kosovës dhe Sllovenisë.

Lojtari i kuqezinjve, i cili nuk do të jetë i disponueshëm në vijim, është një nga katër lojtarët që luajnë aktualisht në Itali, së bashku me Aebischer të Pizës, Freuler të Bolonjës dhe Sohm të Fiorentinës. Ky i fundit kthehet në ekipin kombëtar pas një mungese të gjatë, së bashku me Joel Monteiro, Ruben Vargas dhe Denis Zakaria.

Surpriza është rikthimi i Cedric Itten, i cili kthehet në ekipin kombëtar zviceran pas dy vitesh.

Ja lista e plotë:

Portierë: Kobel, Keller, Mvogo

Mbrojtësa: Akanji, Ameda, Elvedi, Muheim, Rodriguez, Schmidt, Ëidmer

Mesfushorë: Aebischer, Freuler, Jashari, Manzambi, Rieder, Sierro, Sohm, Xhaka, Zakaria

Sulmuesa: Embolo, Itten, Monteiro, Ndoye, Vargas


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme