Anglia, ja lojtarët e thirrur nga trajneri Tuchel për Andorrën dhe Serbinë

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar skuadrën e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Andorrës dhe Serbisë.

Trajneri i Anglisë, i cili feston ditëlindjen e 52-të, ka zgjedhur një skuadër prej 24 lojtarësh për ndeshjet, nis në Villa Park kundër Andorrës të shtunën, më 6 shtator, përpara se të udhëtojë për në Beograd për t’u përballur me Serbinë të martën, më 9 shtator.

Surprizat janë mbrojtësi i Tottenhamit, Djed Spence, dhe mesfushori i Nottingham Forestit, Elliot Anderson, të cilët kanë bërë një nisje mbresëlënëse të sezonit për klubet e tyre dhe janë thirrur për herë të parë në përfaqësuese.

John Stones kthehet në ekipin kombëtar pasi mungoi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi. Anglia aktualisht kryeson grupin e saj kualifikues, duke siguruar fitore ndaj Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës në tre ndeshjet e para nën drejtimin e Tuchel.

Lojtarët e thirrur nga Tuchel:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Manchester City)

Mbrojtësa: Dan Burn (Newcastle United), Marc Guéhi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle United), Djed Spence (Tottenham Hotspur), John Stones (Manchester City)

Mesfushorë: Elliot Anderson (Nottingham Forest), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Jordan Henderson (Brentford), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa), Adam Wharton (Crystal Palace)

Sulmuesa: Jarrod Bowen (West Ham United), Eberechi Eze (Arsenal), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Noni Madueke (Arsenal), Marcus Rashford (Barcellona, in prestito dal Manchester United) Ollie Watkins (Aston Villa)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme