Italia e Gattuso-s, hera e parë për Leoni, Pio Esposito dhe Fabbian

Futboll Bota | 1 vit më parë

Italia e Gennaro Gattusos ka grumbullimin e parë, me thirrjet e para që kanë sjellë një mori surprizash. Njëzet e tetë lojtarë janë thirrur në skuadër për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Estonisë të premten, më 5 shtator në Bergamo, dhe kundër Izraelit të hënën, më 8 shtator në Debrecen.

Janë përfshirë lojtarët e rinj Giovanni Leoni, Giovanni Fabbian dhe Francesco Pio Esposito. Më shumë se një vit pas Kampionatit Evropian në Gjermani, Gianluca Mancini dhe Gianluca Scamacca  kthehen me fanellën e kaltër.

Lista:

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham).

Mbrojtësa: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Atalanta), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Giovanni Leoni (Liverpool), Gianluca Mancini (Roma);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giovanni Fabbian (Bologna), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Nicolò Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Newcastle);

Sulmuesa: Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Daniel Maldini (Atalanta), Riccardo Orsolini (Bologna), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atletico Madrid), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme