Shkarkime trajnerësh në Turqi, pas Mourinhos ikën edhe Solskjaer

Pasi Fenerbahçe shkarkoi José Mourinhon, edhe Besiktas ka vendosur të ndryshojë trajnerët. Klubi i Stambollit njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajneri i tyre i ekipit të parë. “Kontrata jonë me Solskjaerin,” thuhej në një deklaratë të klubit, “përfundon këtu, sipas vendimit të marrë në fund të mbledhjes së bordit. Presidenti ynë, Serdar Ardali, falënderon trajnerin për punën e tij”.
Për Solskjaer, ashtu si për Mourinhon në Ligën e Kampionëve, eliminimi nga Europa – në rastin e tij, nga Liga e Konferencës – ishte vendimtar, pasi Besiktas nuk arriti të kualifikohej në fazën e grupit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




