Rruga që mori jetë njerëzish – Nis investimi për ndriçimin e aksit “Ura e Stom Golemit – Mes”

Aktualitet | 1 vit më parë

Aksi rrugor “Ura e Stom Golemit – Mes”, një ndër segmentet më të rrezikshme të qarkut Shkodër, po rikthehet me ndriçim pas gati një dekade errësire. Ky aks 4.2 kilometra, i përfunduar në vitin 2015 dhe i pajisur fillimisht me ndriçim, mbeti për vite të tëra pa drita pasi kabulli elektrik u vodh vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve.

Pas shqetësimeve të përsëritura nga komuniteti, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut ka nisur investimin për rikthimin e ndriçimit. Deri më tani janë shtruar 500 metra kabull elektrik, ndërsa projekti parashikon ndriçimin e plotë të të gjithë aksit.

Mungesa e ndriçimit e ka bërë këtë rrugë një ndër më problematiket për aksidente me pasojë të rëndë, duke rrezikuar jetën e qindra drejtuesve dhe banorëve të zonës.

“Në këtë rrugë janë bërë shumë aksidente por tani po vendoset ndriçimi i rrugës”, u shpreh një qytetar.

Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe rritjen e cilësisë së jetesës dhe zhvillimit të zonës, duke i dhënë fund një situate që prej vitesh ka qenë shqetësim për komunitetin.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme