Shkaktoi dëme në kullota dhe rrezikoi pikën e karburantit, neutralizohet zjarri në Pojskë të Pogradecit

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu ditën e sotme zonën e Pojskës në Pogradec, por fatmirësisht tashmë është neutralizuar dhe ndodhet nën kontrollin e forcave zjarrfikëse.
Sipas raportimeve të fundit, flakët u përhapën me shpejtësi në momentet e para për shkak të erërave të forta që favorizuan përhapjen e zjarrit.
Megjithatë, reshjet e shiut dhe ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve të zjarrfikësve bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Zjarri, i cili kërcënoi të dilte jashtë kontrollit, rrezikoi katër lokale në zonë dhe u afrua në mënyrë të rrezikshme pranë një karburanti, duke rritur ndjeshëm nivelin e rrezikut.
Për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe automjeteve, aksi rrugor Lin–Pogradec u bllokua për disa minuta gjatë operacionit të zjarrfikësve.
Sipas vlerësimeve paraprake, dëmet e shkaktuara nga zjarri janë kufizuar vetëm në disa sipërfaqe kullotash dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në struktura apo humbje jete.
Autoritetet lokale dhe zjarrfikësit po vazhdojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar çdo mundësi të riaktivizimit të flakëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




