PD kërkon hetim ndërkombëtar për Soros, Këlliçi thirrje publike Kongresit Amerikan dhe FBI-së
Partia Demokratike, përmes deputetit të zgjedhur Belind Këlliçi, i kërkoi sërish Kongresi Amerikan, si edhe FBI-së, të hapë hetim ndërkombëtar për veprimtarinë e George Soros në Shqipëri.
Këlliçi tha se Sorosi ka ndikuar në vend duke e mbështetur pushtetin aktual nëpërmjet projektit për asgjësimin e opozitës.
“Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve. Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama? Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë? Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare,” deklaroi Këlliçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




