Vrasja e kryeministrit të Jemenit nga Izraeli, reagon grupi Houthi: Shpallim martirizimin e tij

Botë | 1 vit më parë

Grupet Huthi kanë reaguar pas vrasjes së kryeministrit të Jemenit të kontrolluar nga rebelët, Mujahid Ahmad Ghaleb al-Rahwi, së bashku me një numër ministrash të tjerë, në një sulm ajror izraelit të enjten në kryeqytetin Sana’a.

Nw reagimin e tyre Huthi shprehet se ka shpallur martirizimin e kryeministrit Mujahid Ahmad Ghaleb al-Rahwi.

“Ne shpallim martirizimin e kryeministrit Mujahid Ahmad Ghaleb al-Rahwi… së bashku me disa nga kolegët e tij ministra,” thuhet në një deklaratë të presidencës huthite, transmetuar nga televizioni i kontrolluar nga rebelët.

Sipas deklaratës, ministrat u goditën gjatë një “workshop-i rutinë të mbajtur nga qeveria për të vlerësuar aktivitetin dhe performancën e saj gjatë vitit të kaluar.”

Nga ana tjetër, Izraeli nuk ka reaguar por zyrtarë izraelitë thanë të enjten se ushtria kishte vënë në shënjestër udhëheqësit huthi pas një sulmi me raketë nga grupi, i cili përmbante një lloj të ri nënmunicionesh.

Huthitë kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj anijeve në Detin e Kuq në shenjë solidariteti me palestinezët pas sulmeve të 7 tetorit 2023, dhe kanë lëshuar disa raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave janë rrëzuar.

Huthitë janë pjesë e një aleance të mbështetur nga Irani që shtrihet në Lindjen e Mesme, por kjo aleancë është dobësuar ndjeshëm nga sulmet izraelite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme