Zelensky: Vrasja e ish-kreut të Kuvendit të Ukrainës, e planifikuar me kujdes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vrasja e ish-kryetarit të Parlamentit ukrainas, Andrii Parubii, ishte e planifikuar me kujdes.
Kreu i shtetit njoftoi se ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, po hetojnë rrethanat e vrasjes së Andrii Parubii.
“Janë përfshirë shumë forca. Fatkeqësisht, krimi ishte përgatitur me kujdes, por po bëhet gjithçka për të zgjidhur këtë krim”, tha Volodymyr Zelenskyy.
Ai shtoi se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) është gjithashtu i përfshirë në hetim.
Presidenti udhëzoi që “të sigurohet menjëherë informacion i verifikuar” .
Siç u raportua, më herët, Andrii Parubii, ish-kryetari i Parlamentit ukrainas u vra në Lviv ditën e sotme.
Presidenti Zelensky theksoi se ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, kishin raportuar tashmë për rrethanat e para të njohura të vrasjes.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se një operacion i posaçëm u nis në Lviv për të gjetur autorin e dyshuar të vrasjes.
Ata konfirmuan se vrasësi kishte qëlluar disa herë mbi Parubii, duke e lënë të vdekur në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




