Plani i rritjes ekonomike, përditësimi tregon zbatimin e projekteve të energjisë
Gjurmuesi i ecurisë së Planit të Rritjes është përditësuar pak pasi ka nisur faza e zbatimit të tij në terren.
Pak javë pasi qeveria shqiptare i dorëzoi Komisionit Europian raportin e dytë për zbatimin e Planit të Rritjes, në terren projektet që rezultojnë me zbatim janë ato të energjisë, përkatësisht rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, digjitalizimi i sistemit të energjisë në Shqipëri dhe linja ajrore me qark të dyfishtë 220 kV Tiranë–Rrashbull, si dhe Unaza e Tiranës 110 kV, shënojnë kuotat më të larta të realizimit të reformave komplekse ekonomike të këtij plani.
Pas përfitimit të fondeve prej 64,5 milionë euro nga raporti i parë, kuadri ligjor në Shqipëri vazhdon të ndryshohet thellësisht në funksion të këtij injektimi financiar në ekonominë shqiptare.
“Ajo që presim me parlamentin e ri, dhe ky mund të jetë një ‘litmus test’, është një punë edhe më intensive në kuadër të zbatimit jo vetëm të aprovimit të ligjeve dhe reformave, por mbi të gjitha që në gjashtëmujorin e dytë presim të shohim elementet e para të impaktit në terren,” thotë ekspertja e fondeve europiane, Krisela Haçkaj.
Sfida për të treguar se ritmi i reformave është i arritshëm në masën e planifikuar ballafaqohet në terren jo thjesht me marrjen e fondeve. Është ndërtimi i një shteti europian, në thelb dhe në përditshmëri, objektivi i kërkuar më së shumti, si nga programet e veçanta, ashtu edhe nga vendi për performancë.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




