U kapën me 1,65 kg kokainë, prangosen në Tiranë katër persona, poseduesit dhe dy shokët

Policia e Tiranës prangosi katër persona në një nga lokalet e kryeqytetit, pasi iu gjetën më shumë se 1 kilogram kokainë.
Efektivët e Antidrogës arrestuan dy shpërndarësit e dyshuar të drogës, Armet L. dhe Gëzim P., si dhe dy shtetas grekë, shokët e tyre, që akuzohen për moskallëzim krimi.
Agjentët sekuestruan 1 kg e 65 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër aparate celular dhe një shumë parash.
Dy poseduesit përdornin automjete të ngjashme me njëra-tjetrën për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim hutimin e Policisë.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




