Ura e re e Bahçallëkut, punimet vijojnë me ritme të larta. Projekti do të lehtësojë qarkullimin
Në Shkodër vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e urës së re të Bahçallëkut, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të lidhë më mirë qytetin me zonat përreth.
Sipas autoriteteve vendore, puna po zhvillohet sipas afateve të përcaktuara në kontratë, ndërsa aktualisht po përfundojnë fazat e para të ndërtimit, që përfshijnë ngritjen e strukturave mbajtëse dhe punimet për themelet e urës.
Ndërkohë vetë qytetarët vlerësojnë ecurinë e deritanishme të punimeve.
Parashikohet që ndërtimi këmbëve të urës të realizohet para nisjes së stinës të reshjeve pasi do të vështirësonin punimet për shkak të rritjes së nivelit të ujërave të lumit Drin
Ndërtimi i urës është një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




