Abissnet Superiore në RTSH/ Mensah dhe Tiranën i ndan vetëm… zyrtarizimi

Vetëm pak ditë pasi mbylli aventurën në Shkodër, Alfred Mensah nuk ka humbur kohë për të gjetur një skuadër të re. Sulmuesi nga Gana nuk ndryshon kampionat pasi do të jetë një lojtar i Tiranës.
26-vjeçari pritet që të zyrtarizohet nga skuadra e Vangjel Miles, e cila në dy takimet e para ka treguar se ka shumë nevojë për përforcime në sulm pasi Emmanuel Ernest nuk mban dot i vetëm peshën e të gjithë repartit.
Mësohet se mes sulmuesit dhe Tiranës është finalizuar gjithçka me sukses dhe ganezi pritet që të lajmërohet sot si lojtari më i ri bardheblu për sezonin e ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




