Lirimi i hapësirave publike, Rama: Së shpejti kushte edhe për vendosjen e karrigeve jashtë

Aktualitet | 1 vit më parë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti do të merren masa edhe për vendosjen e karrigeve në sheshe e hapësira publike nga lokalet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se bizneset do të mund të vendosin karrige në ambientet e jashtme sipas disa kushteve të caktuara, por që nuk janë bërë ende publike.

Rama thekson se bizneset do të duhet kontribuojnë me një pemë në Fondin e Gjelbërt, që do të krijojë qeveria, për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka deklaruar se po përgatitet edhe një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme