Nata e tretë e “Koko Fest”, teatri i Durrësit sjell “Vendi më i humbur në Shqipëri”

Kulturë | 1 vit më parë

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës historinë e një fshati që nuk gjendet në asnjë hartë, por ku banorët nuk heqin dorë nga ëndrra për ta kthyer në një atraksion turistik.

Kjo shfaqje e trupës së teatrit Aleksandër Moisiu të Durrësit ka ardhur në natën e tretë të edicionit të 16-të të “Koko Fest”. Një komedi franceze e autorit Jean–Pierre Martinez, e sjellë nga regjisorja Andia Xhunga, e cila sjell një mesazh serioz për dëshirën për të mos mbetur të humbur.

Është gjithmonë kënaqësi të jesh pjesë e ‘Koko Fest” dhe mbi të gjitha është kënaqësi të jesh para publikut korçar i cili është gjithmonë i ngrohtë dhe na pret me entuziazëm”, u shpreh aktori Romir Zalla.

Është një vepër internacionale, është historia e disa njerëzve të cilët ndjehen të braktisur nga çdo gjë dhe bëjnë çmos që fshatin e tyre ta fusin në hartën e turizmit global”, u shpreh aktori Gentian Zenelaj.

“Vendi më i humbur në Shqipëri” ishte një komedi e mirëpritur nga publiku duke kujtuar me humor dhe finesë se edhe vendet më të harruara mund të rizbulohen, nëse nuk humbasim shpresën.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme