Bashkisë Gramsh i akordohet fondi 3 milionë lekë për zjarret

Aktualitet | 1 vit më parë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e parë të mbajtur për muajin shtator, miratoi akordimin e një fondi prej 3 milionë lekësh të reja për Bashkinë e Gramshit, pas situatës së shkaktuar nga zjarret gjatë muajit gusht, kryesisht në Njësinë Administrative Skënderbegas.

Vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak, ka për synim mbështetjen ndaj bashkisë Gramsh për përballimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

42 banesa u dëmtuan dhe rreth 230 bagëti ngordhën si pasojë e vatrave të zjarrit që përfshinë disa prej fshatrave të Njësisë Administrative Skënderbegas në Gramsh, gjatë muajit gusht.

Gazetari Enes Molla në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH24 ndau detaje nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

“Në mbledhjen e kaluar të këshillit bashkiak Elbasan, është miratuar fondi 3 milionë lekë për bashkinë e Gramshit, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga zjarret e muajit gusht në njësinë administrative Skënderbegas me 42 banesa të dëmtuara dhe 230 bagëti të ngordhura gjatë vatrave të zjarrit. Kjo nismë e nisur nga bashkia Elbasan vjen në ndihmë për mbulimin e  shpenzimeve. Zjarret shkaktuan dëme të konsiderueshme. ditën e djeshme ishte mbledhja e parë e këshillit bashkiak të Elbasanit për muajin shtator”, tha Molla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme