Plagosën me thikë 33-vjeçarin, vihen në pranga babë e bir

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga dy persona (babë e bir) të cilët ishin shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë.
Në operacionin për arrestimin e tyre është gjetur në banesë dhe është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.
43 vjeçari dhe djali i tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, babë e bir ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20 korrik të këtij viti në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
-V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




