Bllokohet klinika private në Tiranë – Nuk deklaroi 1 mln euro, arrestohet administratori
Policia e Tiranës raportoi të enjten, se një klinikë shëndetësore private, e cila nuk ka deklaruar të ardhurat që ka përfituar ndërsa janë gjetur edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Blutë e kryeqytetit saktësuan, se hetimet për këtë klinikë kishin nisur prej muajsh nga ekspertët e sektorit të Krimit Ekonomik nga ku u faktua, se klinika përveçse nuk kishte deklaruar fitimet, shërbimet spitalore (kirurgji plastike) kryheshin me produkte të ndaluara, për përdorim.
Gjatë këtij operacioni në pranga ra administratori i spitalit privat Edmond Zaja, ndërsa në kërkim janë shpallur dy bashkëaksionerët, 45-vjeçari turk Bilal Kara, 32-vjeç dhe Geriana Arapi 32-vjeçare.
Gjatë kontrolleve të kryera, blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara (prej shkurtit të vitit 2023) dhe 6 njësi kompjuterike.
Në këtë klinikë private është konstatuar se punonin punonjës të pasiguruar.
Nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, specialistët e krimit ekonomik thanë se, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 milionë euro.
Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




