Mbollën parcela me kanabisi në Malësinë e Madhe, 2 të arrestuar, shpallen në kërkim 2 vëllezërit

Një rast i parcelave të kultivuara me kanabis është zbuluar në fshatin Alijaj në Malësinë e Madhe. Nga informacionet e marra, policia zhvilloi operacionin e koduar “Koordinata” ku vuri në pranga dy persona, të cilët u arrestuan në flagrancë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy vëllezër.
Të gjithë personat e përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të kanabisit, sipas policisë, ishin të afërm me njëri-tjetrit.
Konkretisht në pranga përfunduan E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç dhe u shpallën në kërkim vëllezërit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe
Në bashkëpunim me njëri tjetrin, këta persona kanë kultivuar 5093 bimë kanabis në fushat në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




