Ndërron jetë në moshën 92-vjeçare Dukesha e Kentit 

Botë | 1 vit më parë

Dukesha e Kentit, Katharine ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeç. Njoftimi është dhënë këtë të premte (5 shtator) nga Pallati i Buckinghamit.

“Me hidhërim të thellë, Pallati i Buckinghamit njofton vdekjen e Lartësisë së Saj Mbretërore, Dukeshës së Kentit. Lartësia e Saj Mbretërore ndërroi jetë në paqe mbrëmë në Pallatin Kensington, e rrethuar nga familja e saj. Mbreti dhe Mbretëresha dhe të gjithë anëtarët e familjes mbretërore i bashkohen Dukës së Kentit, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të tij në zi për humbjen e tyre dhe kujtojnë me dashuri përkushtimin e përjetshëm të dukeshës ndaj të gjitha organizatave me të cilat ajo ishte e lidhur, pasionin e saj për muzikën dhe empatinë e saj për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e dhënë nga Pallati Buckinghamit.

Flamuri i bashkimit në Pallatin e Buckinghamit u ul në gjysmë shtizë si shenjë respekti. Një njoftim zyrtar i kornizuar do të vendoset së shpejti në kangjellat e rezidencës mbretërore.

Katharine  ishte e martuar me kushëririn e Mbretëreshës Elizabeth II, Dukën e Kentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme