Trafikoi 11 ton kokainë në vendet e BE, prangoset në Republikën Domenikane i shumëkërkuari Vilson Pepa

Aktualitet | 1 vit më parë

Trafikoi 11 ton kokainë në vendet e BE, prangoset në Republikën Domenikane i shumëkërkuari Vilson Pepa

Ky është moment kur autoritetet policore të Republikës Domenikane arrestuan Vilson Pepën.

Me pranga në duar dhe në këmbë, me helmetë dhe jelek antiplumb, ai u transportua nga vendi ku u gjet deri në stacionin policor, pasi Shqipëria e kishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.

Vilson apo siç njihej edhe me emrin Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020.

Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë në të njëjtin qytet.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.

Vilson Pepa u shpall në kërkim nga SPAK në fillim të muajit gusht, fill pas operacionit ku u godit organizata kriminale e Franc Çopjas në Elbasan.

Prokuroria lëshoi 16 urdhër arreste në kuadër të këtij hetimi, 14 masa arresti në burg ndërsa dy të tjerë në detyrim paraqitje.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme