Dhunohet seksualisht turistja italiane – Policia prangos autorin, me rekorde të thekura kriminale

Aktualitet | 1 vit më parë

Një turiste italiane 18-vjeçare u dhunua seksualisht teksa qëndronte në shezlongun e plazhit nga një 26-vjeçar.

Policia e Durrësit tha se ngjarja ndodhi në rit e para të mëngjesit ndërsa menjëherë pas kallëzimit nga turistja, efektivët bënë të mundur identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Leonardo Preza, i cili njihet si person problematik dhe me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Njëzetegjashtëvjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Gazetar: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme