Jep dorëheqjen kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba largohet pas më pak se një viti në detyrë

Azi | 1 vit më parë

Pas më pak se një vit në postin e kryeministrit të Japonisë, Shiegru Ishiba ka njoftuar dorëheqjen. Kjo para se partia e tij liberale demokrate të votonte për mbajtjen ose jo të brendshme të saj, një votim që do ta kishte detyruar Ishiba-n të largohej pasi nën udhëheqjen e tij, partia humbi për herë të parë në 15  fundit shumicën në dhomën e ulët dhe më pas në atë të lartë të parlamentit. 

Japonia, ekonomia e katërt më e madhe e botës dhe një aleat kyç i SHBA-së tashmë ndodhet në një periudhe të paqartë politike, ndërsa janë rritur tensionet me Kinën si dhe pasiguria rajonale.

“Tashmë që është arritur një konkluzion në negociatat për sa i përket masave tarifore amerikane, besoj se kjo është koha e duhur për t’u larguar”, u shpreh Ishiba, duke iu referuar një marrëveshjeje nënshkruar javën e shkuar për lehtësimin e tarifave që presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur ndaj automjeteve dhe eksporteve të tjera japoneze. 

68 vjeçari ndërkohë bëri me dije se do të vijojë të përmbushë përgjegjësitë ndaj popullit derisa të zgjidhet një kryeministër i ri.

Detyrën e kryeministrit e mori në tetor të 2024-ës kur premtoi  se do të adresonte rritjen e çmimeve, atë të kostot së jetesës dhe përplasjeve politike me SHBA-në.

Inflacioni, veçanërisht dyfishimi i çmimeve, e dëmtuan politikisht. 

Kritikat ndaj tij u shtuan pasi emëroi vetëm dy gra në kabinetin e tij dhe iu dha dhurata të shtrenjta anëtarëve të partisë.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme