Masakra me dy të vrarë e dy të plagosur në Shkodër, publikohet fotoja e autorit pak pas ngjarjes

Aktualitet | 1 vit më parë

Është publikuar foto e momentit kur Ragip Gila, autori i ngjarjes në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur, tenton të largohet nga vendngjarja.

Fotoja, e shkëputur nga pamjet e kamerës së sigurisë, tregon Gilën të maskuar, me skafandër në kokë dhe me armën e zjarrit në dorë.

Sipas policisë, pas kryerjes së atentatit, Gila u përpoq të largohej fillimisht me motor. Më pas e braktisi motorin dhe u përpoq të largohej me një makinë tip BMW, duke e mbajtur drejtuesin e saj nën kërcënimin e armës. Gjatë tentativës për t’u arratisur, ai u aksidentua, braktisi makinën dhe më pas u kap nga policia teksa përpiqej të largohej në këmbë pranë lumit Kir.

Atentati u krye në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, ku Ragip Gila hapi zjarr ndaj tavolinës ku ndodhej Erogen Vaso. Shënjestër dyshohet të ketë qenë pikërisht ai, por nga breshëria e plumbave humbën jetën Armando Pali dhe Liridon K., truproja i tij. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Erogen Vaso ndodhet në spital, pasi mbeti i plagosur nga të shtënat, ndërsa po e ashtu u plagos edhe kamerierja e lokalit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme