Festivali i Këngës në RTK, shpallet lista me 20 këngët që do të garojnë më 6, 7 dhe 8 nëntor

Festivali i Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës ka shpallur listën e këngëve garuese për edicionin e tij tretë.
Nga 44 aplikime, komisioni i ngritur për këtë aktivitet artistik ka përzgjedhur 20 këngë, të cilat do të interpretohen gjatë tri netëve të festivalit.
- Almir Kraba – “Nuk ka si ti”
- Arjeta Palushaj – “Andrra”
- Arsi Bako – “Rreze Zjarr”
- Art Lokaj – “Ty”
- Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”
- Dea Berisha – “Afër”
- Egzon Pireci – “Kënga Jonë”
- Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”
- Florent Abrashi – “Unë dhe ti”
- Kiara Juba – “Nirvana”
- Klea Dina – “At”
- Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”
- Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”
- Santino de Bartolo – “Naze Naze”
- Semi Tafaj – “Vazhdoj”
- Teutë Halili – “Amin”
- Vlera Kastrati – “Nanë”
- Vjosa Shehu – “Alo”
- Xuxi – “Identitet”
- Zergjina Hasanaj – “Pres”
Festivali i Këngës i RTK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor dhe drejtor artistik i festivalit është Florent Boshnjaku.
RTK-ja pritet të organizojë një festë që bashkon breza dhe zëra, pasi pjesëmarrës janë artistë nga Kosova, Shqipëria, por edhe treva të tjera.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




