BE: Sulmi i Izraelit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror izraelit në Doha, duke e cilësuar atë si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të Katarit.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së theksoi se sulmi, i cili synonte udhëheqësit e Hamasit, rrezikon të përshkallëzojë më tej dhunën në rajon. Bashkimi Evropian shprehu solidaritet të plotë me Katarin, të cilin e cilësoi si një partner strategjik.
BE-ja nënvizoi nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim të luftës në Gaza, duke theksuar se kjo nuk është në interesin e askujt. Gjithashtu, u konfirmua se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




