Proda takim me Hardman, në fokus bashkëpunimi për partneritete akademike dhe profesionale

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka pritur në një takim këtë të mërkurë (10 shtator) Harry H. Hardman, anëtar i Bordit të Shkollës “Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik në Universitetin A&M të Teksasit, me mbi 22 vite përvojë në këtë institucion.

Në fokus të bisedës mes dyshes, ishin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Shkollës “Bush”, përmes krijimit të partneriteteve akademike dhe profesionale, shkëmbimit të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe nxitjes së programeve të përbashkëta të trajnimit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor, si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të mëtejshëm të Policisë së Shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme