Ndryshon kreu i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, në vend të Kastriot Gurrës emërohet, Ermal Shena

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë kryer ndryshime në drejtimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Kastriot Gurra është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të kësaj agjencie. Ndërkohë, me të njëjtin vendim, është emëruar si drejtor i ri i Përgjithshëm, Ermal Shena.
Këto ndryshime vijnë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




