11 komisione të përhershme, Rama: 7 do drejtohen nga mazhoranca, 4 nga opozita

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të ketë ndryshime të rëndësishme në organizimin e Kuvendit. Sipas tij, komisionet e përhershme do të ristrukturohen dhe shtohet, por duke pasur më pak anëtarë, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së ligjbërjes.

“Rindarja e komisioneve nxjerr në pah se numri i lartë i anëtarëve dhe lëvizja e tyre nga një komision në tjetrin përbëjnë një problem strukturor që pengon Kuvendin të ketë fokus dhe efikasitet. Për më shumë përgjegjshmëri e cilësi, duhen më shumë komisione të përhershme me më pak anëtarë,” u shpreh Rama.

Komisionet e përhershme dhe drejtimi i tyre:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financën, krahas fokusit në politikat ekonomike vjen si risi dhe punësimi. Qëllimi është sjellja në fokus e këtij komisioni edhe të politikave të punësimit dhe lirisë së lëvizjes së punëtorëve, siguria në punë etj. referuar edhe negociatave me BE. Këtë do e drejtojë shumica.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka një mision të shtuar në funksion të negociatave dhe këtë e drejton shumica.

Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen. Të dyja janë bërë dy anën të së njëjtës medalje pas zhvillimeve të reja gjeopolitike, Evropa ka nxjerrë mësimin se në qarta agresioni duhet të mbrojë vetveten. Ky komisionin do të kujdeset që të forcojë sistemin e kapaciteteve të sigurisë, nismat ligjore të sigurisë parlamentaret e mbrojtjes dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane, do drejtohet nga shumica.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ku shtohet shkenca që vjen si rritje e vëmendjes ndaj shkencës dhe i lidhur me inovacionin dhe e procesin e negociatave për anëtarësim. Kjo do të drejtohet nga opozita.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale janë pjesë e qenësishme e mandatit të ri. Ky komision do drejtohet nga opozita.

Komisioni për Burime Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, do ketë ngarkesën më të madhe legjislative lidhur me negociatat për integrimin. Do drejtohet nga mazhoranca.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, është një komision i ri me foksin Shqipëria 2030 në BE. Drejtimi i lihet opozitës.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Shqipëria 2030 do jetë pjesë e tregut të përbashkët evropian dhe puna për t’u bërë është kolosale duke futur standardin evropian të prodhimit dhe nxitje të transformimit evropian të sistemit bujqësore ne vendin tonë. E drejton mazhoranca.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diaposrën, ky komision sjelle risi diasporën. Gjatë këtij mandati do të rrisim ndjeshëm ndaj cilësisë së Shqipërisë turistike, dhe shqiptarët e botës do marrin vëmendje si kurrë më parë. Drejtimi t’i besohet opozitës.

Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shqyrtojë konsistencën e drafteve ligjore me përafrimin me atë të BE-së. E drejton shumica

Komisioni i për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale, është një risi e plotë dhe e vendosin parlamentin ku duhet të kujdeset institucionalisht për zërin e qytetarëve dhe mbikëqyrjen institucionale. Ky komision do të jetë një adresë e unifikuar për nisma apo peticione brenda dhe jashtë vendit. Duam që kulturën politike evropiane të dialogut institucional ta përdorim si model të përhershëm. Kuvendi është pikë takimi i të gjitha forcave. Do drejtohen maxhoranca.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme