Abissnet Superiore në RTSH, kalendari dhe kanalet ku transmetohet java e 3-të e kampionatit

Pas pauzës së kombëtareve, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, kampionati kombëtar i futbollit. Ndeshjet e javës së 3-të të kampionatit Abissnet Superiore do të luhen të ndara në dy ditë: të shtunën dhe të dielën.
E shtuna e 13 shtatorit sjell dy ndeshje interesante në ekranin e RTSH-së në orën 16:00. Në “Selman Stermasi” luhet një klasike, përballja Tirana-Flamurtari, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Në po të njëjtin orar, në Ballsh luhet sfida Bylis-Egnatia, që do të transmetohet në RTSH 2.
Në mbrëmje në orën 19:00 në “Loro Boriçi” luhet një sfidë që premton spektakël. Vllaznia do të masë forcat me rivalët e Partizanit, në një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë titullin kampion.
Të dielën në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e tjera të javës së tretë të kampionatit. Në RTSH Sport mund të ndiqni ndeshjen Elbasani-Dinamo, ndërsa në RTSH 2 përballjen Teuta-Vora.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




