Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis zyrtarisht fushata elektorale

Kosovë | 1 vit më parë

Partitë politike në Kosovë nisin këtë të shtunë, më 13 shtator, zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Aktivitetet hapëse do të zhvillohen në Prishtinë, ku kandidatët për kryetarë komunash dhe për kuvendet lokale do të prezantojnë programet e tyre dhe do të përpiqen të bindin qytetarët për votën e tyre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë certifikuar 206 kandidatë për kryetarë komunash.

Të drejtë vote në këtë proces do të kenë mbi 2 milionë e 69 mijë qytetarë, ku 2 milionë e 25 mijë e 105 do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 43 mijë e 993 të tjerë do të votojnë me postë. Votimi i diasporës do të nisë më 17 shtator.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 938 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme