Kuvendi nis punën me ndryshimeve në Rregullore, javën e ardhshme votëbesohet kabineti “Rama 4”
Menjëherë sapo u votëbesua, Niko Peleshi thirri mbledhjen e parë si kryeparlamentar.
Të hënën, Peleshi ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare në takim për të shqyrtuar propozimet e tyre për plotësimin e vendeve që u takojnë në Byronë Parlamentare apo në Këshillin e Rregulloreve dhe Mandateve.
Konstituimi sa më parë i Këshillit ka rëndësi për shumicën parlamentare, për shkak se ai i hap rrugë ndryshimeve të Rregullores Parlamentare. Vetëm falë këtyre ndryshimeve mund të miratohet propozimi i socialistëve për të shtuar numrin e komisioneve të përhershme parlamantare nga 8 në 11.
Për miratimin e ndryshimeve në Rregullore, Kuvendi pritet të mblidhet në një seancë të posaçme plenare.
Këtë javë pritet të votëbesohet qeveria “Rama 4” dhe programi i saj. Konferenca e Kryetarëve do të duhet të mblidhet për të përcaktuar kohën e debatit dhe të diskutimeve të ligjvënësve.
Seanca e posaçme plenare që pritet të mblidhet të enjten do të jetë maratonë.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




