Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Minutat e fundit rezultuan vendimtare për Liverpoolin, i cili, pas fitores ndaj Neëcastle në minutën e 102-të, mposhti Burnleyn 1-0 në minutën e 95-të. Pas një sulmi të gjatë, të penguar nga struktura mbrojtëse e Clarets dhe pritjet e Dubravkas, Momo Salah zhbllokoi sfidën me një penallti.
Çmenduria e ish-lojtarit të Manchester United, Hannibal Mejbri, dënoi ekipin vendas. ‘Reds’ janë në krye të tabelës me 12 pikë, tri pikë më shumë se të gjithë rivalët e tyre.
Në minutat e fundit të sfidës në fushën e lojës ka zbritur dhe Armando Broja për Burnley, por që nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë kryesuesve të kampionatit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




