Rruga e re Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamje: Hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

Aktualitet | 1 vit më parë

Punimet për rrugën e re Shirokë-Zogaj po vijojnë me intensitet të lartë, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga punimet ndërsa shkruan se ky është një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën.

“Mirëmëngjes dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Afati i përfundimit të punimeve është data 2 tetor 2025.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme