Prokuroria Durrës i sekuestron një shtetasi 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, Prokuroria e qytetit ka sekuestruar 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të një shtetasi të dyshuar se i ka përfituar ato nëpërmjet veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror Nr. 01 të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.
Pasuritë e sekuestruara janë:
- Gjithsej 33 apartamente të ndodhura në objektin e ndërtuar në lagjen “Nr. 13”, Plazh në Durrës;
- Gjithsej 9 pasuri të llojit “Njësi”, në të njëjtën vendndodhje, në shkallën Nr.1 dhe shkallën Nr.3 me përshkrimin si më poshtë:
- Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;
- Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati I; dhe
- Katër (4) garazhe me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati I;
- 15 pasuri të luajtshme (automjete).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




