Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset për vizitë zyrtare në Hungari

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, niset këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, Presidentit hungarez, Tamás Sulyok

Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE,  bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.

Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér. 

Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme