Landfilli i Maliqit – Menaxhimi bashkëkohor i mbetjeve, së shpejti nis ndarja para procesit të riciklimit

Aktualitet | 1 vit më parë

Së shpejti, landfilli i Maliqit pritet të nisë një procedurë të re dhe shumë të rëndësishme, ndarjen e mbetjeve në burim dhe më pas futjen e tyre në proces riciklimi. Kjo do të bëjë të mundur që një pjesë e madhe e mbetjeve të rikthehet në përdorim, duke ulur ndjeshëm sasinë e mbetjeve që përfundojnë në venddepozitim.

“Përpunimi i mbetjeve, këtu bëhet në formën e ngjeshjes. Tani janë hapat për ndarjen burim dhe për riciklimin e pjesës së riciklueshme që do të fillojnë vitin që vjen. Të gjitha mbetjet vijnë në mënyrë të rregullt në orën 5 të mëngjesi dhe në orën 4 të pasdites”, tha Arjan Qirjazi, Inxhinier dhe menaxher i vend depozitimit.

Landfilli i Maliqit është një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në qarkun e Korçës. Ai shërben si vendgrumbullimi kryesor për mbetjet e bashkive të zonës dhe funksionon sipas standardeve bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit.

“Nga i gjithë qarku vijnë vetëm në këtë landfill. Nga bashkia Korçë, Maliq, Pogradec dhe Pushtec vijnë direkt kurse bashkia Ersekë dhe Devoll kanë stacione të ndërmjetme në të cilën shkojnë mbetjet dhe i tërheqim”, tha ai.

Në këtë landfill janë ndërmarrë masa të posaçme për izolimin e shtresave të tokës, grumbullimin e ujërave të ndotura dhe trajtimin e gazrave që krijohen nga mbetjet, duke rritur sigurinë mjedisore dhe shëndetësore për komunitetin.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme